Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u njohën në “Big Brother VIP”, aty ku nisën edhe një romancë dashurie. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, lidhja e tyre pati mjaft ulje e ngritje, por fundi ishte i lumtur.
Por pavarësisht kësaj ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, pasi herë pas here nuk mungojnë deklaratat e dashurisë në rrjetet sociale. E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.
Luizi ka ndarë sot një foto të tij dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Ndalohen komentet”.
Në këtë postim menjëherë ndjekësit e tij kanë lënë nga një koment, por vëmendjen e mori ai i Kiarës, e cila i shkruan: “Po tani ça dënimi marr?”.
Përgjigja e këngëtarit të dashur për publikun ka ardhur menjëherë dhe ishte kaq romantike: “Je e dënuar të më kesh në krah gjithë jetën”.












