Miqtë e Luizit nuk ndajnë të njëjtin mendim me të kur bëhet fjalë për Kiarën. Joni dhe Mario, miqtë që surprizuan Luizin brenda “Big Brother VIP” kanë dyshime mbi dashurinë e Kiarës.
Teksa ishin të ftuar në “Ftesë në 5”, shokët e Luizit deklaruan se ka gjëra që nuk pëlqejnë te Kiara ndërsa Joni tregoi se nëse do ishte në vendin e Luizit, nuk do e duronte dot mendjemadhësinë e Kiarës.
Joni: “Të shoh Luizin duke qarë për një femër nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta ku nuk është e sigurtë, ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë, e largon në një mënyrë, që të jem unë, them ik moj 1 jetë kam. Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën”












