Sinoptikania Lajda Porja zbuloi se dita e sotme dhe deri në mëngjesin e së dielës do të ketë reshje shiu kryesisht në zonat qendrore ku pritet të ketë edhe përmbytje në zona të caktuara të mbyllura.
Nga dita e martë pritet të vijë i ftohti polar, që do të vazhdojë deri në fundjavë.
“Në orët e para të ditës së nesërme (E diel) do të ketë reshje shiu ku më të shumta do të jenë në zonat qendrore dhe jugore. Në disa zona qendrore si në Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Lushnja do të ketë probleme pasi do të ketë reshje herë pas here intensive, të cilat mund të sjellin dhe përmbytje në zona të caktuara. Ndërsa nga e hëna e në vijim të kemi përmirësim të kushteve atmosferike. Ajo që do të ndryshojë do të jenë temperaturat ku prej ditës së nesërme do të ketë rënie me 5 ose 6 gradë dhe priten reshje dëbore në veri dhe më të konsiderueshme në pjesën juglindore në kryesisht në fshatra. I ftohti polar pritet të vijë ne Shqiperi gjate dites së martën dhe do të qëndrojë deri në fund të javës”, parashikon sinoptikania.












