Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Po vjen i nxehti ekstrem/ Ja 5 qytetet më të nxehta të Shqipërisë, paralajmërimi i frikshëm për…

by Rilindje
27/06/2026
in AKTUALITET
Po vjen i nxehti ekstrem/ Ja 5 qytetet më të nxehta të Shqipërisë, paralajmërimi i frikshëm për…

Meterologia Lajda Porja ka folur për parashimin e motit në Shqipëri ku ka ardhur një valë e madhe të nxehti e cila ka shënuar rekorde me temperaturat e larta.

Porja tha se temperatura 40 grade celcius do të regjistrohen kete fundjave Berat, Cërrik, Belsh, Elbasan dhe Gjirokastër.

“Ne e kemi parë në fakt Alba që tashmë temperaturat e larta, ose më saktë kupola e nxehtësisë që preku gjithë Europën, është zhvendosur drejt rajonit të Ballkanit dhe pritet që të kemi të paktën tre ditë, sot të shtunë, të diel, të hënë, tre ditë mjaft të nxehta, jo vetëm në Shqipëri po pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit.

Edhe pse temperaturat nuk është se do të përjetojmë vlera kaq ekstreme që u përjetuan në Spanjë, apo në jugun e Francës ku shënuan edhe 43 gradë, parashikohet që sot termometri të ngjitet në 40 gradë. Do kemi tre-katër qarqe që do të shënojnë këtë temperaturë, do jenë zonat e Shkodrës, Kopliku, presim temperatura të larta në Berat, në Urën Vajgurore, në Cërrik, në Belsh, në Elbasan. Nuk përjashtohet kjo vlerë 40 gradë edhe në Gjirokastër.

Por qytetet kryesore, pothuajse i gjithë tërësia perëndimore do të jetë me temperatura 38-39 gradë. Presim temperatura 36 apo 37 gradë në vijën bregdetare. Temperatura mjaft të larta për zonat malore do jenë kryesisht në verilindje, në qarkun e Dibrës ku presim që termometri në Dibër të shkojë 32-33, presim 34 në Kukës, dhe pak më freskët do të jetë zona e juglindjes, pra qarku i Korçës.

Të shtunën, të dielën dhe të hënën nuk presim që të kemi reshje në territor. Do të jetë një mot, në thonjëza, ose në një gjuhë popullore pak mbytës, sepse fillon gradualisht, sidomos të dielën dhe të hënën, të kemi edhe rritje të lagështirës, e cila bën që ne ta ndiejmë të nxehtin akoma më shumë. Parashikohet të kemi një tërheqje të lehtë të valës gjatë ditës së martë. Vetëm të martën presim që të kemi një freskim, ku kemi të paktën 2 gradë, 3 gradë, në disa zona edhe 4 gradë rënie, ku termometri do të jetë rreth vlerës 38 gradë, 37-38 nga 40, dhe do jetë një situatë e cila do të përmirësohet në mesin e javës tjetër.

Të martën, të mërkurën, të enjten dhe për tre-katër ditë do të jemi në një mot pak më freskët krahasuar me çfarë përjetojmë. Po nuk është se ka ndonjë lajm shumë të mirë që ne do të kemi temperatura relativisht të freskëta, sepse ne futemi zyrtarisht në korrik, edhe korriku është një muaj i nxehtë. Presim që këto masat shumë herë të aktivizohen, masat afrikane, dhe të kemi shumë ditë me temperatura 38-39 gradë. Do të ketë ditë ku termometri do të jetë akoma më i lartë, sidomos nga mesi i korrikut.

Megjithatë, ne e kemi thënë edhe më herët që na pret një verë e cila do të jetë mjaft e nxehtë. Ka nisur shumë e nxehtë që në fund të majit. Ka nisur që shohim me temperatura ku janë thyer rekorde historike. Presim që deri më tani, edhe në territorin shqiptar nuk është se kemi parë temperatura të cilat janë 40 apo 41 gradë që në qershor. Zakonisht këto vlera ne i kemi në korrik ose në fillimin e gushtit”, tha Porja.

NGA KATEGORIA

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!