Një 25 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u denoncua nga qytetarët se po bënte manovra të rrezikshme në rrugë me mjetin e tij luksoz tip “Mercedez Benz CLS”.
Bëhet me dije se ka arrestuar të riun, i cili gjithashtu është ndëshkuar me një gjobë prej 600 000 lekësh te vjetra, si dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.
Gjithashtu policia ben me dije se pas testit të drogës, i riu ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.












