Në fund të vitit, “Portokallia” feston 20-vjetorin, por nuk ka shpëtuar nga lajmet se edhe ky program humori nuk do të rinisë sezonin e ri, ka mbërritur në fund të rrugëtimit.
Në të vërtetë, asgjë nuk është konfirmuar, përkundrazi. I ftuar në “Pushime on Top” Salsano shprehu habi kur dëgjoi lajmin se “Portokallia” mund të mbyllet, por tha me bindje se një lajm i tillë as që është diskutuar ndonjëherë.
A do mbyllet Portokallia? “E para e punës, unë këtë gjë nuk e di. Unë, me sa di, ka shumë vite që portalet çfarë nuk flasin; u mbyll programi, iku ky, do vijë ky… por as që është vënë në diskutim fare (që “Portokallia” do të mbyllet). Sigurisht, televizioni ka politikat e veta, por “Portokallia” nuk ka qenë ndonjëherë në planet e televizionit për t’u mbyllur. Aktorët, gjithmonë kanë vend për të punuar. Nëse është mbyllur një program, do hapet një tjetër, do bëhet një format tjetër, siç ka ndodhur zakonisht, por “Portokallia” nuk ka lidhje fare me të tjerët”, tha Salsano.












