Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Prapaskenat e mbledhjes të Këshillit të Sigurisë/ Çfarë tha Edi Rama për Vlora Hysenin…

by Rilindje
28/09/2026
in POLITIKË
Prapaskenat e mbledhjes të Këshillit të Sigurisë/ Çfarë tha Edi Rama për Vlora Hysenin…

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare në një mbledhje të jashtëzakonshme, të thirrur në një moment të ndjeshëm për institucionet e sigurisë, pas masës së arrestit ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Në fokus të ksaj mbledhje ishte edhe impakti që kjo çështje mund të ketë në funksionimin dhe bashkëpunimin mes institucioneve të sigurisë.

Sipas burimeve të Top Channel një nga çështjet e ngritura gjatë diskutimeve lidhet me verifikimet e kryera brenda Shërbimit Informativ Shtetëror pas masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së institucionit.

Kreu i komanduar i SHISH, Elvis Lila, mësohet të ketë këmbëngulur se pas një auditimi tepër sekret të kryer në institucion, nuk ka rezultuar që nga Shërbimi Informativ Shtetëror të jenë nxjerrë dokumente apo materiale që cenojnë sigurinë kombëtare të vendit.

Sipas të njëjtave burime, në diskutim është vënë theksi edhe te detyrimi ligjor i institucioneve të sigurisë për të mbledhur, administruar dhe ruajtur informacionin e klasifikuar, por njëkohësisht edhe te nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm mes strukturave shtetërore që kanë përgjegjësi në këtë fushë.

Në mbledhje ka folur edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, i cili u ka shpjeguar drejtuesve të institucioneve të pranishme arsyet që kanë çuar SPAK-un drejt kërkesës për caktimin e një mase sigurie ndaj ish-drejtoreshës së SHISH.

Braho mësohet të ketë bërë të ditur se vendimmarrja e prokurorëve është mbështetur në administrimin e provave sekrete në kuadër të hetimit, ndërsa në dosjen hetimore janë përfshirë edhe të dhëna të siguruara gjatë veprimeve hetimore, mes tyre edhe kontrolle të kryera në banesa.

Sipas shpjegimit të dhënë nga kreu i SPAK, pasi grupi i hetimit ka administruar dhe vlerësuar provat e mbledhura, është arritur në përfundimin se ekzistonin kushtet për t’iu drejtuar gjykatës me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, vendim i marrë në kuadër të hetimit penal.

Në mbledhje është diskutuar gjithashtu edhe përgjegjësia institucionale dhe mënyra se si duhet të menaxhohet situata në mënyrë që një çështje individuale të mos kthehet në një problem më të gjerë për funksionimin dhe besimin te institucionet e sigurisë.

Ndërkohë sipas të njëjtave burime mësohet se kryeministri Edi Rama ka theksuar se përgjegjësia është individuale, ndërsa ka kërkuar që të gjenden mekanizma të reja për ndërveprimin dhe koordinimin mes institucioneve, me qëllim mbrojtjen e interesit dhe sigurisë kombëtare.

Në të njëjtën linjë, presidenti Bajram Begaj i cili thirri mbledhjen e jashtëzakonshme, ka përcaktuar detyra për institucionet dhe ka vënë theksin te ruajtja e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, duke bërë të qartë se nuk duhet të ketë ndërhyrje në punën e Prokurorisë së Posaçme.

Më herët, Begaj bëri të ditur se qëllimi i mbledhjes ishte diskutimi i situatës së krijuar dhe masave që institucionet duhet të ndërmarrin për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët, si dhe ruajtjen e besimit të publikut te institucionet e sigurisë.

Në përfundim të mbledhjes, mesazhi i përcjellë ishte se institucionet që kanë përgjegjësi në fushën e sigurisë kombëtare nuk duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin, por të bashkëpunojnë dhe të koordinohen në funksion të të njëjtit interes shtetëror.

Presidenti Begaj ka theksuar gjithashtu se hetimet e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë tërësisht të pavarur dhe të respektohen nga të gjitha institucionet, ndërsa çështjet individuale nuk duhet të shndërrohen në një krizë besimi ndaj shtetit apo strukturave të sigurisë.

NGA KATEGORIA

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!