Pavarësisht prishjes së marrëdhënies Shqipëri – Kosovë, Kryeministri Edi Rama ka befasuar me reagimin e tij pasi i ka dalë në mbrojtje homologut të tij kosovar Albin Kurtit i cili sot ra preh e dhunës në Kuvend nga opozita.
Rama shkruan se akte të tilla te turpshme i ulin imazhin Kosovës. Shefi i qeverisë shqiptare shpreson që opozita në Kosovë të debatojë me ide dhe jo me akte dhune.
“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton Albin Kurti! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme”, shkruan Rama.












