Ditën e sotme në mediat online kanë qarkulluar disa teori përsa i përket rrugëtimit të Luizit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Kohët e fundit këngëtari nuk është parë në gjendje të mirë shëndetësore ndaj dhe thuhet se po trajtohet me medikamente. Përsa i përket këtyre fjalëve që qarkullojnë ne rrjetet sociale, një reagim e ka bërë edhe ish konkurrentja e Për’puthen, Ritvana, e cila ka qenë shumë e përfshirë në situatat e ndodhura brenda shtepise se Big Brother.
Me anë të një postimi në InstaStory, Ritvana ka shkruar se mbrëmjen e së shtunës Luizit mund t’i jepet një zgjedhje nëse do të vazhdojë apo të ndërpresë rrugëtimin e tij.
“Për të gjithë që me pyesin, Luizi mund të dalë të Shtunën. Për arsye shëndetësore,mendohet ti jepet një zgjedhje që të vendosë vet a dëshiron të dalê”, shkruan Ritvana.












