Kryeministri Edi Rama ka ka folur për mediat pas mbledhjes me drejtuesit politik të PS në selinë rozë.
Ai u pyet dhe për projektin e dhëndrit të Donald Trump në Sazan.
“Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme, e ka pasur dhe qeveritë paraardhëse. Nuk është bërë ende realitet. Më parë ka qenë e paimagjinueshne qe të afroheshin investitorë të tillë. Sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët, por edhe nga investitorët dhe ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm, duhet të kalojnë disa shkallë, është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi, do ta shqyrtojmë edhe nëse projekti përputhje me vizionin tonë dhe domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, atëhere do ecim përpara“, tha Rama.












