Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Prokuroria e Posaçme hapi aplikimet për hetuesit e rinj! Mazhoranca i sugjeron SPAK-ut 32 ndryshime

by Rilindje
19/08/2026
in AKTUALITET
Prokuroria e Posaçme hapi aplikimet për hetuesit e rinj! Mazhoranca i sugjeron SPAK-ut 32 ndryshime

Socialistët kanë miratuar më 23 korrik një rezolutë që e kanë dorëzuar në SPAK, për të cilën mësohet se i kanë lënë një muaj afat Prokurorisë së Posaçme, që të hartojë një plan veprimi për zbatimin e 32 rekomandimeve të vitit 2026. Në fokus të të cilave mësohet të jetë dhe kërkesa për përshpejtimin e zgjedhjeve të hetuesve të rinj për BKH-në.

Mësohet se përmes kësaj rezolute, mazhoranca socialiste kërkon plotësimin e 32 rekomandimeve të vitit 2026. Kuvendi i ka kërkuar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të rishikojë praktikën e masave të sigurimit personal, duke rritur përdorimin e masave alternative në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut, sipas Top Channel.

Po ashtu, raportohet se në rezolutën drejtuar SPAK, Kuvendi rekomandon për vitin 2026 analizimin çdo 4 muaj të kohëzgjatjes së paraburgimit dhe raportit të tij me dënimet përfundimtare, me qëllim evidentimin e rasteve kur koha e qëndrimit në paraburgim afrohet ose mbulon në mënyrë substanciale dënimin përfundimtar, si dhe marrjen e masave për shmangien e kësaj praktike. Gjithashtu kërkohet dhe reduktimi i stokut të çështjeve të mbartura dhe përmirësimi i dosjeve të dërguara për gjykim mbi të gjitha në lidhje me standardet e provueshmërisë.

Më tej, Kuvendi i jep një rëndësi të veçantë dhe pasurive të ngritura nga korrupsioni, për të cilat i rekomandon SPAK-ut që t’i ketë më shumë në vëmendje, veçanërisht në nivelet e larta të administratës publike, me qëllim që ndjekja penale të mos kufizohet vetëm në përgjegjësinë individuale, por të prodhojë edhe goditje reale të përfitimit ekonomik të paligjshëm.

Duke vijuar më tej, me në fokus zyrtarët e lartë, Kuvendi kërkon që për 2026 të zhvillohen analiza periodike për efektivitetin e ndjekjes penale në çështjet ku përfshihen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë jo vetëm numrin e procedimeve dhe personave të dërguar në gjykatë, por edhe shkallën e konfiskimit të pasurive. Vijimin e konsolidimit të rezultateve në hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me synim rritjen e numrit të procedimeve që përfundojnë me vendime gjyqësore të formës së prerë, me fokus të posaçëm te korrupsioni i nivelit të lartë, pastrimi i parave, trafikimi i narkotikëve dhe veprat penale të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.

Nga ana e Kuvendit kërkohet po ashtu dhe përshpejtimi i rekrutimit të hetuesve financiarë e të BKH-së dhe të oficerëve të policisë gjyqësore, duke shpërndarë në mënyrë të balancuar ngarkesën e punës. Porosi i lihet edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe përparimin e Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Çështjeve, për të forcuar transparencën me raportim statistikor në kohë reale. Siç kemi raportuar dhe më parë, më 14 gusht Byroja Kombëtare e Hetimit ka shpallur procedurën e konkurrimit të hapur për 40 vende vakante, në profilin e përgjithshëm të hetuesit, afati i të cilit mbyllet me 14 gusht.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!