Zbardhet skenari për seancën e sotme plenare. Duke cituar burime nga mbledhje e grupit parlamentar të PS, deputetët janë porositur të vijnë në seancë për të mos u përplasur me protestuesit.
Në seancë do nderohen viktimat e tërmetit Turqi -Siri, ku do të kerkohet prej deputetë të mbajnë një minut heshtje. Në rast tensioni, seanca do të ndërpritet. Sakaq mesohet se Garda ka menduar një kanal sigurie për të nxjerrë deputetët në rast se dy rrugët e zakonshme janë të bllokuara.
Burimet bëjnë me dije se protesta e sotme në orën 17:00 përballë Kuvendit pritet të ketë elementë dhune nga militantët demokratë prandaj policia ka ndërmarrë masa të ashpra për shkelësit e ligjit.












