Të shtunën Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit me Ilir Meten, Igli Carën për bashkinë e Durrësit.
Mirëpo ndërsa fushata tashmë ka nisur zyrtarisht, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i degës lokale të Partisë Socialiste në qytetin bregdetar. Partia Socialiste e Durrësit kujton kohen kur Sali Berisha kërkoi largimin e Igli Carës nga zyra e kryetarit të degës lokale të demokratëve në Durrës.
“Demokratet e mbajne mend mire sesi Sali Berisha urdhëroi disa vite më parë ta nxirnin Igli Carën, nga zyra e kryetarit te PD dhe i ndruan dhe celesat e dyerve. Ndodhi kur garonte Sokol Olldashi me Lulzim Bashën dhe Berisha, për ata që se mbajnë mend, në atë kohë dërgoi nje grup banditësh nga Tirana që thyen dyert e zyrave të PD në Durrës dhe me pas ndryshuan bravat dhe nxorën Igli Caren për leckash jashtë. Sot Saliu, u bë serish mik me Igli Carën që e nxjerin nga dritarja dhe e fusin nga dera sa herë skanë kë kandidojnë. Ky është Sali Berisha dhe miku i tij që e nxori me shkelma nga zyra e kryetarit të PD, sot kërkon ta bejë kryetar Bashkie” shkruhet PS e Durresit.












