Kiara edhe një herë tjetër u “kryqëzua” nga opinionistët e “Big Brother VIP”.
Ajo u sulmua ashpër dhe kësaj radhe në studio. Publiku, është ai që gjykon të gjithë, teksa nuk mungojnë edhe komentet ndaj Zhaklinës. Ende pa përfunduar “prime”, Zhaklina merr mesazhe të shumta ofenduese nga shumica e publikut të cilët i kanë dalë në krah Kiarës.













