Kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se brenda vitit do të përfundojë puna e segmentit të parë hekurudhor Tiranë-Durrës.
“Jemi në kalendar për të përfunduar me segmentin e parë hekurudhor Tiranë-Durrës, sipas gjasave brenda vitit dhe kemi diskutuar financimin e 4 kilometrave që duhen për të lidhur 10 stacione të tjera nga Kashari deri në qendër të Tiranës. Jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do lidhim kontratën për të filluar punën për Vorë-Hani i Hotit. Kemi fituar nga fondet europiane financimin për rrugën Durrës-Rrogozhinë, kemi përgatitur aplikimin tjetër për të shkuar më poshtë Rrogozhinë-Pogradec, që të kompletojmë Korridorin VIII me vijën hekurudhore”, tha Rama.
Sa i përket projektit strategjik hekurudhor Durrës-Prishtinë, Rama theksoi se ka një dakordësi nga të dyja qeveritë që vija hekurudhore të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe të përfundojë në Prishtinë.












