“Në kuadër të dashurisë”, është filmi që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë duke xhiruar aktualisht. Dy protagonistët e “Big Brother” kanë bashkuar forcat për një komedi që pritet të transmetohet sezonin e ardhshëm.
Së fundmi, është zbuluar se një tjetër personazh i njohur do luajë në film. “Kryefjala” raporton se Sara Hoxha do të jetë pjesë e filmit. Zërat për pjesëmarrjen e saj kanë qenë të shumta e duket se të vërteta. Partnerja e Ledri Vulës do të ketë një rol të vogël në film dhe gjithashtu pjesëmarrja e saj pritet me shumë interes.
Ndërkohë që filmi do të përmbajë edhe disa skena romantike, me puthje dhe skena të nxehta midis dy protagonistëve, Oltes dhe Luizit.












