Qeveria e Kosovës i është përgjigjur propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për “draft-statutin” e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me qellim ç’tensionimin e situatës ne veri te Kosoves.
Qeveria e Kosoves i kthen pergjigje befasuese kryeministrit Edi Rama duke shtuar se “nga Shqipëria zyrtare Kosova pret vetem mbështetje pasi ndërmjetësuesimet tashmë janë bërë me nderkombetaret”. Me pak fjale, propozimi i Edi Rames nuk merret parasysh nga “Qeveria Kurti” e cila thote se per ndermjetesues do t’i besoje nderkombetareve.
Në ekzekutivin kosovar thonë se Asociacioni është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe se ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë do të kuptojnë qëllimin e Serbisë për krijimin e një “Republika serbe” në Kosovë.












