Jo vetëm pensionistët, familjet dhe personat me aftësi të kufizuar, por edhe një pjesë e ADMINISTRATËS do të marrin shpërblim për festat e fundvitit.
Në aktin normativ për rishikimin e buxhetit, i cili ka hyrë tashmë në fuqi pasi është publikuar në Fletoren Zyrtare janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve në administratën publike.
Por, jo të gjithë punonjësit do të marrin shpërblim. Mësohet se shpërblimi për fundvit do t’u jepet vetëm punonjësve me paga të ulëta, ku përfshihen: Shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit protokollit, etj.
Deri më tani nuk është bërë me dije vlera e shpërblimit që këta punonjës do të marrin. Ndërkohë, kujtojmë se qeveria u tregua mjaft “zemërgjerë” me pensionistët në prag të festave të fundvitit.












