Mjeku anestezist-reanimator në Spitalin Onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Dr. Fatmir Priftit, është ndarë nga jeta.
Lajmin e trishte e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vlerësoi figurën e tij si një profesionist të përkushtuar, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor shqiptar.
“Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij” shkruan ministrja.
Doktor Prifti ka shërbyer me devotshmëri të lartë si në sallat e operacionit, veçanërisht në spitalin Onkologjik, ashtu sikurse dhe në kujedsin ndaj pacientëve për t’u lehtësuar dhimbjen.












