Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë ditën e nesërme në Shqipëri, një ditë pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore.
Mësohet se kryeministri Rama do të fluturojë drejt Islandës, ku do të jetë i pranishëm në një forum që mbahet aty.
Është e paqartë nëse Rama do të mbajë fjalimin e fitores në zgjedhje para apo pas udhëtimit të tij jashtë vendit. Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama, aktualisht kryeson në 54 bashki.












