Kryeministri Edi Ram ka vlerësuar kontributin e presidentit Bill Clinton për kombin tonë.
Në një fjalim para kryeministrisë ku është i pranishëm ish-presidenti Clinton, Rama u shpreh se “kasapi i Beogradit”, mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet nëse ai nuk do të kishte mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
“Mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga i vendim historik mund të kishte qenë shumë e më e zymtë. Jo vetëm për Kosovën por për pasojë edhe për të gjithë serbët. Mund të thuhet se refugjatët shqiptar mund të mos ishin kthyer më në shtëpi. Vetë kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund ti kishte grabitur kush e di sa kohë akoma të ardhmen Ballkanit. Kontributi për Shqiponjën tonë matanë Bjeshkëve është kontribut i çmuar. Në mbështetje të Shqipërisë Clinton mbështeti Shqipërinë jo thjesht me programe ndihme por i hapi rrugë marrëdhënieve strategjike”, tha Rama.












