Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ndodhet në Durrës, ku së bashku me kandidaten për bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako kanë hapur fushatën për zgjedhjet e 14 majit.
Kreu i qeverisë tha se Durrësi me investimet e reja do të ketë një transformim rrënjësor dhe do kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe.
“Potenciali i Durrësit është i jashtëzakonshëm, me investimet e reja masive që do bëjmë, Durrësit do ketë një transformim rrënjësor dhe do kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe. Kjo do të thotë se do rriten mundësitë për punë dhe jo vetëm kaq, do kenë punë më të mirëpaguara. Në Durrës janë dy porte kyçe, për të dyja këto porte jemi në proces. Me portin turistik ka filluar të vendoset baza e kantierit dhe do vijojnë intensivisht punimet” tha Rama.












