Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me një raport ndërkombëtar për performancën mjedisore të Shqipërisë.
Rama është shprehur se sipas “Environmental Performance Index 2026” Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor, duke bërë kështu një progres në mbrojtjen e natyrës.
Kreu i qeverisë u ndal edhe te protestat të cilat i quajti një “fitore qytetërimi” teksa u shpreh se: “Prandaj unë nuk kam parë kurrë armiq tek ata që duan sinqerisht natyrën edhe kur nuk ndaj të njëjtin mendim me ta. Përkundrazi, ata më kujtojnë dhe duhet të na kujtojnë se zhvillimi nuk mund të jetë kurrë një justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara dhe që duhet t’ua dorëzojmë më të mirë brezave që i përkasin të ardhmes”
Më tej ai shton se edhe qeveria e tij ka gabuar dhe se: “Kush qeveris nuk mund të pretendojë se ka gjithmonë të drejtë e jo më të ketë gjithmonë të drejtë”












