Kryeministri Edi Rama i dha një mesazh të fortë qytetarëve vlonjatë për zgjedhjet e 11 majit, ku porositi të gjithë burrat dhe djemtë t’u drejtohen kutive të votimit ditën e zgjedhjeve, për të shkuar në atë që ai e quan takimin me historinë dhe anëtarësimin e vendit në BE.
Rama u shpreh i bindur se Partia Socialiste do të fitoj në të gjithë Shqipërinë, madje siç tha ai, në disa qarqe do të shënojë rekorde, duket kërkuar diçka të tillë dhe nga qarku i Vlorës.
Ai tha se nëse Vlora nuk thyen rekord, ky do jetë turpi i të gjithë atyre burrave që nuk do shkojnë në votime.
“Në 11 maj, PS do fitoj në të gjithë Shqipërinë, dhe po ju them që PS ne disa qarqe do të thyej rekord. Unë mendoj qe në zgjedhjet për Evropën, për të bërë vendin anëtare në BE, nëse Vlora nuk thyen rekord, ky do jetë turpi i të gjithë atyre burrave që nuk do shkojnë në votime”, tha Rama.












