Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me ditën me pamje nga projekti inovativ i qendrës turistike “Divizioni” në Bulqizë.
Rama shkruan se ky projekt është një shëmbëlltyrë e re e transforimit të turizmit shqiptar. Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se dikur ajo ishte një zonë nga ku vinin lajmet e vdekjes dhe plagosjes së minatorëve.
“Mirëmëngjes dhe me projektin inovativ të qendrës turistike “Divizioni” në Bulqizë, tanimë në kantier për t’u realizuar si një shëmbëlltyrë e re e transformimit të turizmit shqiptar, edhe në një zonë nga ku deri para disa vitesh vinin vetëm lajme vdekjesh e plagosjesh të minatorëve të keqpaguar apo pamje fëmijësh e grash me trasta kromi në kurriz për të mbijetuar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.












