Kryeministri Edi Rama foli para Shqiptarëve në Nju Jork lidhur me arritjet e qeverisë së tij që nga marrja e pushtetit.
Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Rama theksoi se si kurrë më parë pandëshkueshmëria ka marrë fund dhe një “erë e re” po fryn në Shqipëri.
“Me votën e shqiptarëve ne udhëhoqëm një platformë të vërtetë në drejtësi, gjë që s’e ka bërë askush para se të hynin në BE. Shqipëria po merr vlerëësimin dhe mbështetjen maksimale të BE dhe SHBA. Ne bëmë atë që askush s’e ka bërë, i hoqëm duart e pushtetit nga drejtësia. E bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme të goditjeve që drejtësia po jep. Askush nuk është më i paprekshëm. Cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë mbrojtje nga politika”, tha Rama.












