Kryeministri Edi Rama do të nisë sot turin Ballkanik dhe do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë.l ne kuader te “Procesit te Berlinit”.
Sipas agjendës së kryeministri, turi nis me Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçeski në orën 11:00, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:00. Më pas kreu i qeverisë do të zhvendoset në Kosovë, ku fillimisht do të takohet në orën 16:00 me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca.
Ajo që bie në sy në agjendën e kreut të qeverisë është pritja për konfirmim e një takim me kryeministrin Albin Kurti, i cili një ditë më parë deklaroi se nuk do të ketë takim bilateral me Ramën por i vendosi kusht që të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të qeverive.












