Nga Berlini ku ndodhet për ‘Panairin Global të Turizmit’, kryeministri Rama mohoi dyshimet për një ‘non grata’ nga SHBA.
Rama tha se oqeanin e kalon kur të dojë, por paralajmëroi së shpejti ka një surprizë për opozitën.
Pyetjes së një qytetari nëse e kalon dot oqeanin, Rama iu përgjigj: “Unë s’kam patur kurrë probleme dhe e kaloj oqeanin sa herë të dua. Por së shpejti do të të bëj një surprizë ty dhe kënetës. Por s’po flas më shumë”.
Nga Berlini, Rama shpalli edhe objektivin për sezonin turistik të 2025-ës, për arritjen e shifrës 12 milionë turistëve.












