Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 09:00, ndërsa fokus do të jenë diskutimet lidhur me rienergjizimin e Partisë Socialiste.
Po ashtu gjatë takimit do të diskutohet edhe një analizë pune në terren nga drejtuesit e qarqeve, pas udhëzimeve e dhëna në Asamblenë e Durrësit, më 17 mars. Të gjitha takimet bëhen në kuadër të anëtarësimeve të reja, ku priten deri në 50 mijë individë që t’i bashkohen PS-së, deri në Kongresin e Qershorit.
Ndërkohë më 12 pritet që PS të zgjedhë edhe delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor.












