Kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” me kritika ndaj kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja.
Rama është shprehur se ashtu si në Vlorë dhe Durrës, edhe në Elbasan dhe Lushnjë duhet bërë shkarkimi i drejtorëve.
Me ironi Rama nisi kritikat e tij, duke u shprehur se “bari varrezave të Elbasanit ka potencialin të behet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamishte”.
“Te mos dijë kryetari se çfarë ndodh? Të mos jetë i informuar për çdo tullë që vihet në qytet, është e pamundur nëse i ka sytë hapur dhe i rri mbi kokë gjerave. Edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera që deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të tregojnë që janë të duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë”, tha Rama.












