Kryeministri Edi Rama ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.
Rama tha se i nxori mallin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha. Ironi bëri dhe me Sali Berishën, për të cilën paralajmëroi se do humbja e tij do të jetë më e madhe se në 1997.
“Flet zotëria (Bardhi) për kush jam unë e kush është zotëria për fjalët që kemi thënë. Por nëse nuk gaboj është zotëria (Bardhi) që tha po erdhi Saliu me Flamurin në godinë unë do iki nga politika. Nuk iku nga politika iku nga godina bashkë me Flamurin për të mbajtur kokën lart e mbajtur Saliun. Ky është problem i madh. E problemin më të madh e ka ai në kat të 8-të që nuk ngeli balerinë pa i shkuar tek parvazi e pa i thënë ma lër mua të tund belin për ty. Në zgjedhjet e ardhshme nuk do merrni dot deputetë më shumë se në vitin 1997. Këtu do jemi”, tha Rama.












