Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e bërë nga kryeminstri Edi Rama, i cili tha se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin dhe se tani duhet Procesi i Berlinit.
Në lidhje me këtë Vuçiç tha se nuk beson se Rama ka thënë se Ballkani i Hapur ka mbaruar pasi sipas tij, është një ide autoktone që i përket popujve të Ballkanit.
“Nuk jam i sigurt se është pikërisht ajo që tha Rama, por shpresoj se do të mund ta shoh së shpejti. Ballkani i hapur është një ide autoktone e popujve të Ballkanit, serb, shqiptar, maqedonas, por është mbështetur edhe nga një pjesë e konsiderueshme e boshnjakëve dhe njerëzve në Mal të Zi që nuk janë serbë”, tha Vuçiç.












