Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, një strukturë e re që synon përmirësimin e menaxhimit të furnizimit me ujë në vend.
I shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, Rama theksoi se problematika më e madhe mbetet abuzimi me ujin dhe mungesa e ndarjes mes konsumatorëve të ndershëm dhe atyre që vjedhin.
“Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë se vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin, ai që paguan ka të gjithë të drejtën pse nuk e merr ujin, ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike, është treguar një përrallë e gjatë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë, iu pre energjia, nuk iu hoq energjia” u shpreh Rama, duke shtuar se ai që vjedh duhet të përballet me ndëshkime të rënda, përfshirë edhe burgun, njësoj siç ndodh me abuzuesit e energjisë elektrike.












