Wednesday, November 18, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Replikat mes Ramës dhe gjyqësorit, reagon Manja: Shumëkush e…

by Rilindje
30/08/2025
in EDI RAMA
Replikat mes Ramës dhe gjyqësorit, reagon Manja: Shumëkush e…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është futur në mes të replikave Edi Rama dhe KLGJ-së, vetëm një ditë pasi kjo e fundit mori në mbrojtje gjyqtarët e vendit pas postimeve krikuese të kryeministrit.

Manja, përmes një postimi në rrjete sociale, e nis fillimisht duke thënë se “Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane!”

“Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane! Që në momentin kur nisi prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, shumëkush mendoi se kjo ishte një tekë vere e Edi Ramës. Një lojë politike, një manovër për të tërhequr vëmendjen e publikut nga temat e ditës apo aktualiteti politik.

Por koha po tregon, dhe do të tregojë deri në fund, se nuk është as kështu e as ashtu. Kjo është një betejë vizioni. Një betejë që lidhet drejtpërdrejt me horizontin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.

Sepse është fare e thjeshtë. Dhe këtë më mirë se kushdo e dinë shqiptarët që jetojnë e punojnë prej dekadash në vendet e BE-së: në Europë nuk hyhet me ndërtime pa leje, me kioska dhe tenda metalike që zaptojnë hapësirën publike, që bllokojnë hyrjet e pallateve, me qoftehane mbi trotuarë, me tarraca pallatesh të kthyer në bahçe apo pemtore të paligjshme, me ndërtues që shesin tre herë të njëjtin apartament, me kasapë që therin bagëti pas dyqanit në mes të qytetit, me varreza makinash, me karburante të braktisura buzë çdo rruge kombëtare, me plehra që hidhen sa andej e këtej në çdo cep të Shqipërisë, pa pyetur fare për ndotje mjedisi apo prishje imazhi turizmi. Shkurt, në BE nuk shkohet me shtet rrumpallë, por me shtet rregullash, institucione të përgjegjshme dhe sundim ligji.

Prandaj të gjithë ata “vajtues publikë” që përpiqen ta paraqesin këtë operacion si një konflikt personal mes kryeministrit dhe qytetarëve, mes qeverisë dhe drejtësisë, apo si hakmarrje politike ndaj individëve e bizneseve, nuk bëjnë gjë tjetër veçse helmojnë publikun. Në fakt, ata janë tregtarët e paligjshmërisë, që duan të mbajnë gjallë kaosin, sepse vetëm aty gjejnë oksigjenin e tyre politik dhe ekonomik. E vërteta është krejt tjetër: në territor sot po ndeshen dy palë dhe vetëm dy — interesi publik dhe paligjshmëria e kthyer në mentalitet.

Në këtë betejë, Edi Rama ka mandat popullor për të qenë në krahun e së mirës së përbashkët. Dhe në këtë betejë ai i ka ftuar të gjithë: prokurorinë, gjyqësorin, çdo qytetar që beson se nuk ka Shqipëri europiane mbi themelet e kaosit. Ai nuk po sulmon askënd; përkundrazi, po i thërret të gjithë në luftë kundër paligjshmërisë. Sepse një ndërtim pa leje është i paligjshëm edhe në pronën tënde, jo më në tokën e përbashkët apo në pronën e tjetrit.

Si mundet, pra, që dikush që ngrihet në krah të ligjit të akuzohet si intimidues? Si mund të quhet cenim i drejtësisë kur thua thjesht: mos na pengoni të pastrojmë vendin nga ndërtimet pa leje dhe nga çdolloj paligjshmërie tjetër?
Që nga Roma e lashtë kemi trashëguar një postulat të hekurt: “Ex iniuria ius non oritur” – nga padrejtësia nuk lind e drejta. Dhe ky është thelbi: një gjë e paligjshme, një pronë e grabitur, një ndërtim pa leje, nuk mund të bëhet kurrë e ligjshme, kurrë jotja.

Prandaj, nëse ka përplasje sot, ajo nuk është Rama kundër drejtësisë, as Rama kundër qytetarëve, por e mira kundër së keqes. Dhe në këtë betejë, mandati i katërt është zotimi për të vendosur kontroll mbi territorin me çdo mjet ligjor, për t’i dhënë fund kaosit dhe ndotjes — jo vetëm në hapësirat publike, por edhe në mentalitetin e atyre që ende mendojnë se janë mbi ligjin.

Është e thjeshtë krejt! Dhe sot, më shumë se kurrë, kjo nuk është vetëm beteja e qeverisë. Është beteja e çdo qytetari që do të jetojë në një vend normal, në një Shqipëri të qytetëruar, të barabartë me Europën. Kush mbron paligjshmërinë, mbron prapambetjen. Kush ngrihet për ligjin, ngrihet për të ardhmen. Shqipëria e 2030 nuk ndërtohet mbi rrumpallë, por mbi drejtësi, rregulla dhe respekt të interesit publik.“, shkruan Manja

NGA KATEGORIA

Rama reagon pas natës kritike, Kryeministri jep LAJMIN E MIRË për këto 2 qytete të vendit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029…

18/11/2026
VIDEO/ Rama tallet keq me Berishën: O Sali po të bien pantallonat, po ik tani…
EDI RAMA

VIDEO/ Rama tallet keq me Berishën: O Sali po të bien pantallonat, po ik tani…

18/11/2026
Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministria jep njoftimin e rëndësishëm…
EDI RAMA

“25 mijë lekë bursë për studentët e rritje pensionesh”/ Rama prezanton nismat për vitin 2027

18/11/2026
E bujshme/ Rama mungon nesër në Kuvend, së bashku me Albin Kurtin do të nisen drejt…
EDI RAMA

Lidhje historike Shqipëri-Kosovë/ Rama tregon LAJMIN E MADH: Po flas me Kurtin, së shpejti…

17/11/2026
Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…
EDI RAMA

Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…

17/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
EDI RAMA

Rama: Nëse e lë vajzën jashtë shtëpisë, mund të dashurohet me ndonjë gangster…

16/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…
AKTUALITET

Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…

18/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
POLITIKË

Rama tregon vendimin e qeverisë: Nga 1 janari do të hiqet…

18/11/2026
Rama reagon pas natës kritike, Kryeministri jep LAJMIN E MIRË për këto 2 qytete të vendit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029…

18/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Kush është deputeti i PS që tërhiqet nga gara e “11 Majit”….
POLITIKË

Gjykata e Posaçme e dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun, kush është socialisti…

18/11/2026
Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend
AKTUALITET

Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend

18/11/2026
Aksident i frikshëm në aksin kombëtar, dy “Benza” bëhen copë/ 6 persona…
AKTUALITET

Aksident i frikshëm në aksin kombëtar, dy “Benza” bëhen copë/ 6 persona…

18/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!