Fundjava do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.
Meteorologu Hakil Osmani tha se reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë të shtunës në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat veriore do të ketë reshje dëbore.
“Përgjatë fundjavës do të vijojmë të jemi nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe do të kemi vranësira të dendura në territorin shqiptar. Sa i përket ditës së dielë, do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e këtyre vranësirave të shumta, të cilat do të bëjnë që kryesisht të kemi më së shumti të fokusuara në zonat malore, ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe të vijës bregdetare pritet të kemi shumë më pak prezente reshjet e shiut. Dita e dielë do të sjellë një tjetër rënie të temperaturave”, tha meteorologu Hakil Osmani.












