Instituti i Gjeoshkencës ka njoftuar Shqipëria do të përfshihet në fundjavë nga moti i keq.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në 3 qarqet: Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
Në verilindje-lindje në lartësinë mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje reshjet e borës pritet të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.
Ndërsa në datën 26.11.2023 (e diel), parashikohet ndërprerja e reshjeve të shiut dhe në zonat malore në lartësinë mbi 200-300 dhe juglindje në lartësinë mbi 700-800 metra, reshje bore deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët më pas pritet ndërprerja e tyre.












