Me tone të forta ka folur në Kuvend deputeti demokrat Flamur Noka, ku sërish ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë me “zakonin e vjetër” se Rama ka blerë vota.
Pas humbjes katastrofale së zgjedhjeve në 14 maj, Noka nuk sqaroi si mund të blihen 60 mijë vota në Tiranë, aq sa ishte diferenca e votave mes Veliajt dhe Këlliçit. Megjithatë Noka paralajmëroi se do ti përgjigjen qeverisë, por duke mos dhënë më tej detaje për aksionin opozitar.
Paralajmëron Flamur Noka: “Të dielën, në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi. Në Shqipëri, u blenë të gjitha me para droge. Të gjitha ishin të PS për të blerë, vjedhur, dhunuar dhe terrorizuar procesin, vetëm e vetëm me 1 kusht. Këto mekanizma që keni përdorur i përdor vetëm mafia, nuk ka vend në botë që përdor instrumente të tillë kriminal vetëm për të marrë bashkitë. Të burgosurit votuan 3-4 herë. Bëhuni gati se do ju përgjigjemi siç i përgjigjet një regjimi kriminal dhe një bande kriminale, nuk ka më asnjë rrugë tjetër”












