Prej orës 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për të gjithë qarkun e Tiranës. Bëhet fjalë për 1,282 kuti votimi dhe po rinumërohen votat për partitë si edhe për kandidatët.
Deri në orën 13:30 janë hapur 25 Qendrat e para të votimit, të cilat kanë treguar pasaktësi minimaliste (gabime njerezore) si në votën mes subjekteve politike, ashtu edhe mes kandidatëve.
Nga rinumërimi deri tani rezulton që PD kishte përfituar 4 vota më shumë, ndërsa PS 30 vota më shumë. Pas rinumërimit që po bën KQZ në kryeqytet, i janë zbritur nga tabela e parë dhe llogariten si vota të pavlefshme. “Mundësia” e Agron Shehajt humbet mandatin vetëm nëse ka 177 vota më pak, nga rinumërimi deri tani ka përfituar 1 votë më shumë.
Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të diasporës.












