Punimet për zgjerimin e autostradës, në segmentin nga Tirana në Qafë Kashar po vijojnë me ritme të shpejta dhe sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), do të përfundojnë brenda këtij viti.
Rruga e re do të jetë e kategorisë A dhe në të shpejtësia e lejuar do të jetë 130 km/h.
Inxhinierja e Sektorit të Menaxhimit të Projekteve, Adja Sefa bën me dije se si pasojë e punimeve, trafiku i mjeteve që vijnë nga Durrësi drejt kryeqytetit është devijuar në korsitë e reja, me qëllim vijimin e punimeve në korsitë ekzistuese.
“Është punuar me ndërtimin e dy korsive të reja në të dyja anët e rrugës. Duke qenë se punimet kanë ecur me ritme të kënaqshme, edhe pse afati kontraktual është shtatori 2026, pritet që punimet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2025.”, tha Sefa.












