Një nga banorët më të komentuara të “Big Brother Vip Albania” është edhe Efi Dhedhes.
Prej disa javësh ajo e ka pranuar publikisht veten si pjesë e grupit të Luizit, duke shprehur besnikëri për kohën që do të qendrojnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Madje, ditën e djeshme mbi shtëpinë e BBVA mbërriti dhe një dron me foton e Luizit dhe Efit dhe me mbishkrimin “Best Team Ever”, gjë e cila lumturoi shumë dyshen. Por, edhe pse brenda shtëpisë nuk e duan një pjesë e mirë e banorëve duke e nxjerrë çdo herë në nominim, publiku duket se ka fituar simpati ndaj saj.
Një tregues i kësaj është profili i Efit në Instagram. Në momentin kur ajo hyri në BBVA, ajo kishte vetëm 169 mijë ndjekës, 220 mijë ndjekës. Pra, 51 mijë ndjekës më shumë.












