Kryeministri Edi Rama thotë se rritja e pagave të administratës, duke e çuar pagën mesatare në 900 euro në vitin 2024, është rezultat i një “përpjekjeje të gjatë dhe këmbënguljeje”, dhe jo thjesht një “shkop magjik” siç janë shrpehur disa prej kundërshtarëve të tij politikë.
Sipas Ramës për të arritur në nivelin më të lartë të 900 eurove, qeveria e drejtuar prej tij ka kryer reforma të vështira, investime publike, ka rritur eksportin si dhe ka modernizuar sistemet digjitale të tatimeve.
Kreu i qeverisë e ilustron postimin e tij me pagën e mjekes Vilma Stërkeshi, e cila sipas Ramës do të përfitojë rreth 200 mijë lekë të vjetra rritje të pagës.
“Pagat e reja, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024. PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, shkruan Rama.












