Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka kërkuar asnjë qindarkë nga Italia lidhur me paktin për strehimin e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.
Rama u shpreh se ka firmosur një marrëveshje zemre, me qëllimin për ta ndihmuar Italinë.
“Ne bëmë atë gjest që nuk ishte gjest i kalkuluar për ndonjë interes apo se çfarë do të fitojmë ne nga kjo nga ana ekonomike, se e thashë më parë ne po paguajmë për qëndrimin e emigrantëve afganë me shpenzimet tona. Kam dëgjuar lloj lloj gjërash që as nuk mund ti imagjinoja në mediat Italiane se çfarë fshihet pas kësaj marrëveshje ndërkohë që ne nuk kemi kërkuar asnjë euro, sepse në këtë moment nuk do të ishim ne: Një mik dhe aleat që është pronto në momentin kur një aleat i madh Italia thotë a mund të na jepni një dorë”, tha Rama












