Hyrja e Sabianit në Big Brother ka trazuar ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kjo pasi pjesë e këtij formati është edhe vajza e tij Keisi, e cila ka nisur një histori dashurie me konkurrentin tjetër në këtë lojë, Kristin.
Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, Luizi ka përqafuar Kristin në shenjë humori për shkak se përballë tij ndodheshin Keisi dhe Sabiani. Por në këtë moment, ky i fundit bëri një hap ndaj Kristit duke i dhënë edhe atij një përqafim. Kjo u shoqërua me ovacione nga banorët e tjerë të cilët shpërthyen në të qeshura dhe duartrokitje. Gjatë një bisede me Oltën pas “Primes”, Sabiani tregon se “ishte midis dy zgjedhjeve: Ose ta nxirrte Keisin jashtë shtepise, ose të futej si konkurrent për ta pasur situatën nën kontroll“.
Përgjatë ditëve të fundit, Sabiani ka dhënë disa mesazhe në rrjetet sociale duke treguar se ishte kundër lidhjes së vajzës së tij me Kristin.












