Teksa ka prezantuar kandidatin e “rithemelimit” për bashkinë e Kavajës, Berisha i bëri thirrje qytetarëve, ta mbështesin revolucionin e tij imagjinar, pasi PD-ja me të ardhur në pushtet do të 3-fishojë rrogat.
Natyrshëm lind pyetja: Po si do ta bëjë PD 3-fish rrogën? Apo si në kohën e firmave piramidale të 97’ ku shqiptarët u gënjyen me sloganin “ke 1 rrogë, brenda pak ditëve fiton 3 rroga”.
“Zgjidhja është në dorën tonë, është në dorën tuaj. Duke trokitur në zemrën e çdo fqinje, në derën e çdo qytetari. Do u thonë demokratët kanë bërë gabime, po por demokratët i njohin dhe i korrigjojnë gabimet. Do u thonë se rrogat trefishohen, jo dyfishohen. Sa të jemi në pushtet, vetëm rritje, rritje, rritje e rrogave dhe pensioneve. Ndaj dhe mbështeteni këtë përpjekje, këtë revolucion, sepse sot Shqipëria ka nevojë të madhe për mbështetjen tuaj”, tha Berisha.












