Luizi u mërzit së fundmi me Kiarën pasi kjo e fundit u tregua “e pandjeshme” ndaj tij që ishte sëmurë. Ajo nuk u afrua as për ta pyetur “si je”, madje këngëtarit i tërhoqi vëmendje që moderatorja vazhdonte të “zgërdhihej”.
Kjo sjellje e Kiarës i bëri përshtypje dhe Oltës e cila i tha: “Të qeshësh me lot është e tepërt. Tani ti po qesh me dhimbjen e Luizit apo ça ke? Trego içik kujdes, 7 herë ta bëra me shenjë që është keq, një herë nuk ke ardhur ta pyesësh si je”
Më tej Olta përqafoi Luizin dhe i tha: “Hajde të të puth içik te faqja. Ja këtë duhet të kishte bërë Kiara“. Aktorja e puthi dhe i tha Kiarës se kështu duhej ta përkëdhelte Kiara e cila po qeshte megjithëse Luizi ishte sëmurë.
Ndërkohë kur Kiara ka qenë sëmurë Luizi me mish e me shpirt u përfshi, madje me luge e ushqente Kiaren sikur te ishte një fëmijë. Kurse sot Kiara nuk interesohet për Luizin.












