Aktori Amos Zaharia ka folur për herë të parë lidhur me thashethemet që kanë qarkulluar lart e poshtë prej kohësh nëse ai dhe bashkëshorti i Olta Gixharit (Dori) janë zënë me njëri-tjetrin.
Amosi ka mohuar këto zëra duke thënë se nuk ka pasur asnjë sherr mes tij dhe Dorit, për afrimitetin që ka pasur me të, duke theksuar se nuk kanë pasur asnjë komunikim me Dorin.
Amos Zaharia: “Unë dhe Olta njihemi që në shkollë, jemi miq te vjetër. Nuk ka, as nuk do të ketë kurrë asgjë mes nesh. Atje kishte kamera dhe është mëse e dukshme që gjithçka është mes miqsh. Nuk kam patur asnjë problem me Dorin. Nuk ka patur vend për keqkuptime nga asnjëra palë”












