Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim urgjent me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt me 50 vota pro nga Këshilli Bashkiak.
Këtë të mërkurë, prefekti i Tiranës Afrim Qëndro nuk ka humbur kohë dhe ka dërguar shkresën proceduriale pas votimit për propozimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për kryebashkikaun Erion Veliaj.
Mbledhja e nesërme (te enjten) e Keshillit te Ministrave është caktuar në orën 12:00 ku pritet firmosja nga Kryeministri Edi Rama për shkarkimin e Veliajt.
Veliaj ende nuk ka bërë një reagim pas vendimit të djeshëm as personal dhe as nëpërmjet avokatëve të tij.












