Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka folur për herë të parë për fillimet e lidhjes së saj me sulmuesin argjentinas, duke zbuluar detaje madje edhe nga nata e parë mes tyre.
“Ne ishim miq. Nuk besoj se kam folur ndonjëherë për këtë. Unë u grinda me Maxi Lopezin, u ndamë, jetonim në të njëjtën shtëpi, por flinim në dhoma të ndryshme. Në mes të krizës që askush nuk e dinte”, vazhdoi Wanda.
Ajo ka folur për takimet e saj të para me Icardin që i kanë ndodhur në “apartamentin e beqarëve”.
“Ai dyshek duhet të jetë përdorur nga më shumë se 200 gra, por pas meje ishte shkatërruar totalisht. Ata nuk mund ta kenë përdorur më atë dyshek. Mbaj mend dhimbjen që ndjeva të nesërmen, sepse nuk isha mësuar të jepja gjithçka. Mora ibuprofen çdo katër orë. Mendoj se nëse nuk do të kishte funksionuar atë natë, nuk do të kishte ndodhur gjithçka që ndodhi mes nesh”, tha Wanda.












