Në Qarkun e Shkodrës vijon numërimi i votimit në bashkinë shumë të pritur të Shkodrës.
Nga numërimi i 38 kutive të para nga 247 kuti në total, sipas rezultateve paraprake, kandidati i PS Benet Beci udhëheq me 60.77% të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia renditet i dyti me 39.23%. Beci është 2 mijë vota para rivalit të tij.
Në Bashkinë e Malësisë së Madhe numërimi është më mbrapa pasi vetëm 4 kuti kanë tashmë rezultat nga 72 gjithsej. Këtu kryeson kandidati i PS Tonin Marinaj me 63% të votave përkundrejt 37% të Usa Ramajt të ‘Bashkë Fitojmë’












