Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, është shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
Eksponentë të PD-së kanë ndarë video nga momenti i shoqërimit të Alimadhit, ndërsa policia e Tranës ka dalë me një njoftim zyrtar ditën e sotme.
Blutë bëjnë me dije se ndaj Alimadhit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, si i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
Policia sqaron se gjatë një kontrolli në një lokal rrugën e “Dibrës”, ku dyshohej se ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë. Ai i ka kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht, si dhe ka tentuar të lërgohet nga ambienti.












